Konfirmohen 23 raste pozitive, zgjerohet harta e infektimeve…

0
114

Të paktën 11 raste janë identifikuar në Tiranë me koronavirus në 24 orët e fundit, mes të cilëve edhe dy mjekë të qendrës shëndetësore nr 9 në kryeqytet.

Mësohet se rastet janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërsa dy mjekët e ambulancës, mund të jenë infektuar nga pacientë dhe ato prej dy ditësh nuk kanë shkuar në qendrën shëndetësore, e cila është dezinfektuar.

Ndërkohë nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me shfaqjen e rasteve të reja në QSUT, e cila ishte një nga vatrat e krijuara në 72 orët e fundit, ku janë prekur nga Covid-19, edhe mjekë e infermierë, si dhe pacientë të shtruar.

Referuar rasteve të deklaruara në Lushnje (4), Mat (6), Bulqizë e Sarandë nga 1 rast, rezulton se deri më tani, bashkë me rastet në Tiranë, numri i të prekurve me Covid-19 shkon në 23.

Ndërkohë që priten shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, raportohet se në Fier nga 9 pacientë të dyshuar, asnjë prej tyre nuk rezltoi me koronavirus.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here