Standard.al

Dylgjeri: Përgjimi i policisë, kriza e policisë…

0

Nga Ylli Dylgjeri

Ka mbi pesëmbëdhjete vjet që një nga policitë e huaja që vepronin në Shqipëri për trajnim e asistencë i propozoi Kryeministrit të kohes 3 zgjidhje “të mëdha”, siç i quajten Ato, për të luftuar krimin e korrupsionin në vend. Propozimi erdhi pas konflikteve te kahershme Polici-Prokurori, per ti dhene Policise me shume pavaresi. PropozimI ishte edhe e drejta e policisë për të vendosur nen përgjim qytetaret apo shtetaret e molepsur në krim nga policia e shtetit. Pas konsultimesh ishKryeministri nuk pranoi dhe propozimi represiv u arkivua në sirtaret policore.
U desh të kalon vite, dhe sërisht policët e vjetër, te thare e të mbetur ende pa u arkivuar, e rinxoren ligjin për ti treguar Shefave se ky ligj edhte zgjidhja, ky është Eureka! E kane rinxjerre sërisht edhe gjate qeverisjes se Demokrateve e prap nuk u eci. E rinxorën edhe tani, per ta kaluar si prishjen e Teatrit Kombetar, në kohë Pandemie.
Ky ligj hidhet në tavoline sa here që politika eshte ne krize. Sa herë qe Kuvendi eshte me kokeboshe. Sa here që kërkon shpëtim nga litari që po e mbyt. Rilindja sërisht insiston duke shkelur lirite dhe te drejtat e njeriut duke i dhënë Policisë te drejtën e përgjimit të qytetareve pa vendim të Prokurorisë dhe Gjykatave! Prokuroria dhe organizata per mbrojtjen e Drejtave te Njeriut janë shprehur me force kunder këtyre ndryshimeve ligjore!
Kjo iniciative e ripersëritur cënon në mënyrë flagrante mundesine për hetim dhe gjykim te drejte te qytetareve në rast se dyshohen nga policia per veprime te paligjshme! Kjo eshte sjellje militare diktatoriale, qe te rikujton regjimin qe lame pas ku mbi njeriun ushtronte represionin vetem nje arme ajo e Sigurimi i Shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.