Basha takim me aleatët, ja çfarë do të diskutohet…

0
145

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët. Pritet që mbledhja të nisë në orën 12:00, ku në qendër të diskutimeve do të jetë Reforma Zgjedhore.

Ndërkohë sot në orën 11:00 pritet të nisë edhe mbledhja e radhës e Komitetit të Reformës Zgjedhore, ku do të diskutohet për teknologjinë që do të përdoret në zgjedhje dhe për administratën zgjedhore.

Ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore palët u dakordësuan për periudhën zgjedhore nga tre muaj, në një të vetëm.

 

Po kështu kanë rënë dakord për periudhën e votimit, ose në pranverë ose në vjeshtë dhe pati dakordësi edhe për kuotat gjinore.

Palët janë zotuar që Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 31 maj.

Sakaq, tre ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e Bashës, ku mori premtimin nga ky i fundit se Reforma Zgjedhore do të mbyllet në kohë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here