Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë.
Një person ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Policia Lezhë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J. M., ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M. Gj., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.