Teatri i Ri, kullat dhe 30 milionë euro borxh!

0
150

Një nga debatet më të forta që ka përcjellë projektin e Teatrit të ri Kombëtar prej thuajse 2 vitesh është nëse do të ndërtohen apo jo kulla aty. Sot që shembja e teatrit është bërë realitet, ky diskutim ka marrë më shumë vëmendje.

Edhe pse plani për të ndërtuar “teatrin e ri” dhe kullat ka 1000 të meta, duket se ‘Rilindasit’ nuk do te terhiqen. Ata deshirojne ndertimin e ndërtesat private duke betonizuar krejtësisht zonën qendrore të Tiranës. Por perse duhej shembur godina historike aq me pak ne keto kaq te veshtira ekonomike?!

Per te kenaqur egot dhe per te treguar pushtetin e tyre Edi Rama dhe Erion Veliaj, që tani do të marrin 30 milionë euro borxh nga institucione ndërkombëtare duke e kthyer thjesht ne nje kredi te madhe mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptare.

Deshirojne të marrin 30 milionë euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Diten e sotme ish deputetja e Partise Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar shkresen e cila deshmon qe cfare shteti antishqiptar dhe oligarkik ka ndertuar qeveria.

Image

 

Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë.Nuk ka parë Shqipëria kurrë kështu pushtuesish, me pronat publike, me paratë e shqiptarëve, me të ardhmen e tyre“, reagimi i forte i Tabakut. Gjithashtu edhe arkitekti Kreshnik Merxhani ka reaguar ashper diten e sotme duke treguar se cfare fshihet pas kredise 30 milion euro per ndertimin e “teatrit te ri”. Ai zbuloi skemen parazitare ne kete rast qe eshte shume e thjeshte. Pas kaq ditesh qe kryebashkiaku u perpoq te na mbushte mendjen se paskan vershuar nje mori bankash te interesuara te japin kredi, na del qe eshte vetem BEI e “interesuar”! Por a eshte vertet BEI e interesuar?? Dyshojme fort qe jo!

Lind pyetja se perse ata e prishin teatrin kur nuk kane para per ta bere?! Pergjigja eshte mjaft e thjeshte dhe aspak e veshtire per tu kuptuar: Sepse keshtu jane ata, shfrytezues qe nuk arrijne te ngopen kurre duke u rene ne qafe shqiptareve.

 

Punoi: Brikena Bisku    STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here