Shkencëtarët paralajmërojnë se zjarret “zombi” mund të rikthejnë flakët masive

0
105

Shkencëtarët kanë thënë se kanë parë sinjale të mëdha për rikthim të zjarreve rreth Arktikut, pas një pranvere të nxehtë dhe pazakonshme.

Shërbimi i Bashkimit Evropian për Monitorim Atmosferik, ka thënë më 27 maj se në pamjet satelitore janë vërejtur zjarre pa flakë, të ashtuquajtura “zombie zjarre”, të cilat pritet të rriten teksa ndryshojnë stinët.

Rreziku i përhapjes së zjarreve masive rritet me ngritje të temperaturave dhe lagështisë së ulët, dhe Evropa në veçanti është përballur me rekord të temperaturave në muajt mars dhe prill këtë vit, ka thënë ky Shërbim.

Sipas Mark Parrington, shkencëtar dhe ekspert për zjarret në Shërbimin për Monitorim Atmosferik të BE-së, zonat kyçe janë të koncentruara në pjesët që janë djegur verën e kaluar – Rusia, Grenlanda, Kanadaja, dhe shteti amerikan, Alaska.

“Ne kemi parë në vëzhgimet satelitore zjarre pa flakë, që tregojnë se ‘zombi’ zjarret mund të rikthehen, ndonëse nuk janë konfirmuar madhësitë”, ka thënë ai.

Në gusht të vitit të kaluar është regjistruar rekord i djegies së 5.5 milionë hektarëve tokë vetëm në Rusi, kryesisht në Siberi.

Shkencëtarët frikësohen se flakët mund të ndikojnë në shkrirjen e hapësirave të akullta, të cilat më pas mund të ndikojnë në lirim të dioksidit të karbonit në atmosferë, njëherësh destabilizimin e nivelit të detit.

Shkrirja e akujve mund të ndikojë edhe në lirimin e gazrave të metanit./rel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here