Standard.al

Rasti i parë në Europë/ Koronavirusi i ‘djeg’ mushkëritë, 18-vjeçarit në Milano i bëhet transplant

0

Një 18-vjeçari në Itali iu transplantuan të dyja mushkëritë, të cilat ishin dëmtuar rëndë pas infektimit me koronavirus. Siç raportojnë mjekët në një spital në Milano COVID-19 kishte “djegur” mushkëritë e të riut dhe brenda pak ditësh i kishte nxjerrë jashtë funksionit.

Një ndërhyrje e tillë që është e para e këtij lloji në Evropë, u krye nga mjekët e Poliklinikës së Milanos, nën koordinimin e Qendrës Kombëtare të Transplanteve, me Qendrën Rajonale të Transplantit dhe programin e transplantimit të Italisë Veriore.

“Të jesh në gjendje të realizosh atë që duket se është pothuajse një mrekulli, në mes të një pandemie tregon edhe një herë përsosmërinë e kujdesit shëndetësor në provincën e Lombardisë”- tha presidenti rajonit”- Attilio Fontana.

  • foto galeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.