Standard.al

“Përgjimet policore”, Lala: Pse doli kundër pr/ligjit Olsjan Çela dhe si po rrezikon të ngrihet një mega-polici nën petkun e luftës ndaj krimit

0

E ftuar në studion e lajmeve në News 24, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala bëri me dije se në nenin 35 të tij parashikohet që në ambiente publike, policia mund të përgjojë pa marrë autorizimin e një prokurori.

“Lajmi zë fill kur kryeprokurori Olsjan Çela vendosi të dalë kundër qeverisë për këtë pr/ligj duke arsyetuar se cënon liritë dhe të drejtat e individit. Qeveria po tenton t’i japë dorë të lirë policisë që të kryejë përgjime në ambiente të hapura dhe brenda transportit public pa marrë autiorizimin e prokurorit. Sipas Çelës kjo bie ndesh me Kushtetutën, cënon rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut”,- sqaroi Lala.Gazetarja tha se policia justifikohet me faktin se duhen bërë përgjigje parandaluese për të luftuar krimin.Nga ana tjetër, Prokuroria thotë se ka rrezik që të keqpërdoren përgjimet ndaj njerëzve të zakonshëm, mund të përdoren si shantazh nga ana e disa policëve.

Sipas Lalës, “Çështja e përgjimeve është e regulluar, duhet autorizim i prokurorit, mund ta vendosë edhe oficeri por duhet të lajmërojë menjëherë prokurorin. Ky ligj bie ndesh me Kodin e Porcedurës Penale dhe me Kushtetutën. Ka vënde si Amerika që e praktikojnë këtë gjë por ne kemi një polici problematike. I kemi pasur të lidhur me trafikant dorge apo kishin lidhje me kriminelë. Një punonjës policië që bashkëpunon me trafkantët nuk mendoni që do ketë dorë të lirë të favorizojë atë griup kriminal në lidhje me kundërshtarët e tij?”.Gazetarja shtoi se është e vërtetë që neni për përgjimet duhet të rregullohet, por duhen gjetur mekanizmat e duhura që policia të kontrollohet nga një komision i posacëm.

“SPAK ka mendim që në njërin nga nenet të përcaktohet një mekanizëm kontrolli, një komision në varësi të Parlamentit që kontrollon punën e policisë. Ka pasur zëra kundër edhe nga mazhoranca. Qefalia ka qënë kundër, ka deklaruar në komision se po merren atributet e prokurorisë. Nuk ka asgjë të keqe të bëjnë përgjigme nëse merren mekanizmat e duhura. Por aty flitet për komitet, komiteti është këshillimor, duhet komision që t’i kontrollojë, por jo të jetë në dorë të ministrit të Brendshëm. Neni për përgjimet ka nevojë të rregullohet se krimi po gjen shtigje dhe po përparon në shumë drejtime por problem është që ky pr/ligj të mendohet dhe konsultohet. S’mund të themi që nën petkun e luftës ndaj krimit të krijojmë një mega-polici dhe një shtet policor”,- sqaroi ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.