Standard.al

Përfituan apo jo fasonët nga kredia sovrane? Në pikëpyetje edhe paketa e tretë ekonomike

0

Për të dytën dite radhazi axhenda e takimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe Ministres së Financave Anila Denaj përkoi.

Në mesditë kryedemokrati ndaloi në Fushë Krujë ku u takua me përfaqësues të biznesit fason, të cilët i shprehën shqetësimet për mosmarrjen e pagës së luftës dhe vështirësitë në përfitimin e kredisë sovrane.

“Kanë marrë pagë lufte vetëm 11.”

“Paketa e parë nuk ishte për ne, të dytën se kam parë fare. Pa një ndihmë financiare është shumë e vështirë.”

Pak orë më pas Ministrja Denaj takoi përfaqësues të fasonerive në kryeqytet, të cilët u shprehën se kredia sovrane i ka ndihmuar në përballimin e situatës së krijuar nga Covid 19.

“E kam marrë për 2-3 ditë nga momenti i aksesimit, kjo bëri që edhe punonjësit të punojnë dhe në fund të muajit të marrin rrogën e plotë.”

Një mesazh të drejtëpërdrejtë Ministrja Denaj pati dhe për opozitën.

Denaj: Para se të debatojë dhe keqinformojë që kjo garanci nuk i shërben, të paktën i ka shërbyer këtyrë bizneseve dhe shumë bizneseve në vijim.

Denaj u shpreh se qeveria po përgatitet të prezantojë paketën e tretë ekonomike e cila do të fokusohet te rimëkëmbja e bizneseve edhe pse më herët kishte konfirmuar se nuk do të ketë një të tillë./Ora News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.