Standard.al

Përdorimi i hidroklorikinës dhe azitromicinës tek të sëmuret me Covid 19/ Mjeku francez tróndit sistemin

0

Didier Raoult është një mjek francez dhe mikrobiolog. Ai ishte i pari që propozoi kurimin e Covid-19 me ilaçin e hidrokloriksinës, e për këtë u cilësua si çmendur. Dy ditë më parë ai ka reaguar në lidhje me pezullimin e mbështetjes së studimit të përdorimit të hidroklorikinës dhe azitromicinës tek të sëmuret me Covid 19.

Në një material të gjatë shpjegues, Dr.Raoult tregon se gjatë këtyre dy muajve e gjysmë ka shëruar mijëra të prekur nga Covid në institutin e drejtuar prej tij në Marsejë, ku një pjesë e madhe e pacientëve siç tregon ai janë mjekuar nga hidrokloriksinë.

Por, pse po hiqet ky ilaç? Mjeku, i cilësuar shpesh si kontravers, jep një arsye madhore të lidhur vetëm me çmimin e lirë dhe me paaftesinë e menaxhimit të kësaj pandemia në këto kohë ku jetët tona më shumë se nga njerëzit kontrollohen nga teknologjia e informacionit dhe të dhënat që vijnë prej saj.

Profesori Raoult denoncoi hulumtimin e Lancet në La Provence si “një studim fals të bërë me të dhëna të mëdha të zotëruara keq”. Ai ka vazhduar të trajtojë shumë njerëz në spitalin e Marsejës që ai drejton (mbi 3,000 pacientë) dhe mbetet i bindur për përfitimet e trajtimit.

Raoult minimizoi rreziqet e shëndetit, duke thënë “natyrisht, ju mund të vrisni veten nëse merrni shumë hidroksilklorinë, ashtu si mundeni me dolipranen” (i ngjashëm me aspirinën ose paracetamolin në Francë), “i cili është në të vërtetë shumë më i rrezikshëm. Asgjë nuk mund të fshijë atë që kam parë me dy sytë e mi. ”

Raoult është bërë njëkohësisht i nderuar dhe fyer në Francë gjatë disa muajve të fundit. Ai mban titullin e doktorit të shkencave dhe është i specializuar në sëmundjet infektive. Gjithashtu mjeku jep leksione rreth sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Marsejës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.