Standard.al

“Për dijeninë e zonjës Calavera, Luan Daci nuk është “problematiku” i vetëm i emëruar në strukturën e vetting. Absolutisht jo!”

0

Nga Ylli Manjani

 

ONM ka patur dhe ka ende mandatin të verifikojë të emëruarit aty.

Mund të verifikohen lehtësisht të emëruarit në këtë strukturë duke sqaruar me radhë këto çështje:

1. Kujt nuk i korrespondon data e fillimit të punës si avokat me datën e marrjes së NIPT? Ka raste që kjo mospërputhje është me vite. Pra ose kanë punuar në të zezë, ose skanë punuar fare.

2. Kush ka qenë funksionar politik në një parti politike?

3. Kush i fshehu masat disiplinore në CV?

4. Kush ka qenë më parë i pandehur apo person nën hetim?

5. Cili nga ato që paraqiti një vërtetim të gjuhës angleze e ka dhënë rregullisht provimin e gjuhës së huaj? Bëni një test gjuhe.

Ka dhe çështje të tjera, që flasin për konflikt interesi, por kaq mjafton.

Verifikojini këto çështje që të kuptojmë të gjithë se kush janë ata që vetojnë drejtësinë..!

Xhevahire do dalin.

Nuk ka legjitimitet as besueshmëri pa moral!

Le pastaj të lexosh vendimet që ata prodhojnë! Janë llogjikisht të pa lidhura, të keqshkruara, me argumente abuzive dhe me gjuhë arrogante.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.