Kreret e Opozites te ftuar njekohesisht ne programe te ndryshme televizive kane pohuar se nuk ekziston em asnje mundesi per bashkepunim, marreveshje apo koalicon me kryeministrin Rama.
Pyetje: A ekziston ndonjë mundësi që për hir të integrimit, të antarësimit në BE, për hir të stabilitetit të shikojmë një 1 prill tjetër te 2013, ndoshta jo me Edi Ramën..
Kryemadhi: E para njëherë ajo e 1 prillit është 1 maji, nuk është 1 prill, është dita e punëtorëve po i ka ngelur si barcaletë 1 prilli. E dyta nuk është çështje ideologjish më beteja kundër Ramës, nuk ka më ideologji përballë varfërisë, përballë shkombëtarizimit që po i ndodh, përballë shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, përballë shkatërrimit të identitetit, përballë tjetërsimit të kufijve shqiptarë. Sot është detyrë kombëtare, është përgjegjësi sociale që secili nga ne te bashkohemi, unë e kam thënë, vazhdoj e them, e kemi diskutuar dhe me z.Basha, i kam thënë nga marksistët te legalistët dhe ballistët duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër kësaj strategjie të Edi Ramës.
Dmth nuk ekziston asnjë mundësi hipotetike?
Kryemadhi: Absolutisht, unë po ju them,ju shikoni një sjellje për mua të tepruar europiane të z.Basha për shkak të gjithë kësaj çfarë ndodh për shkak të kulturës, shkollimit edhe sjelljes së tij se nuk mund të ndryshosh njeriun 46 vjeç.
Edhe kreu i PD gjate nje interviste ne Opinion ka mohuar cdo shans per te bere marreveshje edhe nje here me kryministrin Rama.
Basha: “Nuk ka shans që Lulzim Basha dhe Edi Rama të bashkëqeverisin.”
Edi Rama është një autokrat i korruptuar, një hajdut ordiner dhe një kufomë politike që mezi po presin ta varrosin dhe të vetët.
Pra thënë ndryshe, ju po thoni që nuk do të ketë një koalicion me Edi Ramën, në asnjë rrethanë?
Po ju them se në mënyrë absolute Edi Rama ka marrë fund në politikën shqiptarë. Ai ka një gjë në dorë, nëse do ta bëjë largimin dhe tranzicionin në mënyrë sa më normale, me sa më pak dhimbje, apo nëse do ta bëjë në mënyrë të dhimbshme për popullin, por faturën do ta paguajë vetë