Orët e fundit për të përcaktuar fatin e Kurtit/ Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses për të marrë vendimin

0
95

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë janë mbledhur dhe po e trajtojnë lëndën për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilit është mandatuar Avdullah Hoti për kryeministër. Ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e afatit për shpalljen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.

Gazeta Express mëson se në këtë çaste gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur dhe po e trajtojnë lëndën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje për interpretim të dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, me të cilin i është dhënë e drejta LDK-së për ta formuar Qeverinë.

Siç merr vesh Express, gjyqtarët janë brenda Gjykatës Kushtetuese pa telefona mobilë, ndërsa sot pritet të merret vendimi rreth kësaj çështjes së mandatarit për formimin e Qeverisë.

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e Presidentit dhe kishte njoftuar se deri më 29 maj do të dalë me vendim rreth çështjes së mandatarit.

Presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për ta formuar Qeverinë, pasi ka konsideruar se LVV nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për propozim të emrit të ri për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit më 25 mars.

Pas publikimit të dekretit të presidentit për mandatim të Hotit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykata Kushtetuese këtë vendim të Thaçit, duke e konsideruar se ka anashkaluar partinë e Kurtit, si fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. LVV kërkon që vendi me çdo kusht duhet të shkojë në zgjedhje dhe sipas deklaratave të kësaj partie, zgjedhjet e reja janë i vetmi opsion që duhet t’i japë të drejtë Kushtetuesja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here