Standard.al

Nuk i fliste se punonte pastruese, aktorja e dashur për shqiptarët pajtohet me të motrën…

0

Pak kohë më parë mediat turke raportuan se marrëdhëniet mes aktores Berguzar Korel e njohur si “Shehrezade” dhe motrës së saj Zeynep nuk ishin aspak të mirë. Motra e aktores kishte deklaruar se familja nuk i flet sepse punon pastruese.

Ndonëse nuk ka asgjë të keqe rreth këtij profesioni, familja e aktores nuk e pranonte faktin që Zeynep të punonte pastruese. Zeynep ka bërë shpesh deklarata në media kundër familjes së saj dhe motrës Berguzar.

Por mesa duket raporti mes tyre është rregulluar dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Zeynep. Ajo ka treguar për mediat turke se ato janë pajtuar dhe kanë nisur të flasin.

“Ne flasim tani. Flas me mamanë dhe me Berguzaren gjithashtu. Shpresoj që kjo të jetë zénka e fundit mes nesh. Unë dua të vazhdoj punën time dhe të qëndroj larg këtyre shérreve”-tha motra e aktores.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.