Koronavirusi, flet inxhinieri i paisjeve respiratore: Si u përballëm me sëmundjen e rrezikshme

0
201

Edhe pse shtetet kanë nisur hapjen, ndërsa efekti i koronavirusit nuk është më ai i pari, padyshim lufta në spitalin e COVID vazhdon ende.

Në një prononcim për “standard”, inxhinieri Ermand Mertenika, i cili monton dhe mirëmban paisjet respiratore në spitalet COVID, ka treguar se çfarë ndodh atje, ku luftohet për jetën.  Ai shprehet se në zonat e kuqe të spitaleve COVID rreziku për t’i infektuar është i madh.  “ Në zonën e kuqe duhet të jemi tepër të kujdesshëm. Lëvizja pa maskë, apo heqja e saj, si edhe kontakti pa doreza, mund të rrezikojë jetën tonë. Përpiqemi t’i ndihmojë sa më shumë, i mbajnë me oksigjen, i kurojmë, u japim kurajo“, tregon Mertenika.

 Ai shprehet më tej se pajisjet respiratore funksionojnë në mënyrë automatike dhe  përshtaten me biogjenezën e mushkërisë së çdo lloj pacienti. “COVID-19 shkatërron sistemin tonë respirator, pra mushkërite tona.  Ai bllokon njesitë më të vogëla që quhen Alevola, të cilat dërgojnë oksigjenin në gjak dhe nxjerrin dioksiodin e karbonit.  Covid-19 pasi futet në rrugët respiratore infekton qelizat e shëndosha, dhe i shkakton atyre një modifikim të AND-së e cila e kthen një qelizë, në një fabrikë të prodhimit të këtij virusi. Në këtë mënyrë pacienti i infektuar nuk ka më mundësi të marrë frymë në mënyrë natyrale dhe rrezikon të kalojë në vdekje klinike. Për të evituar këtë, përdoren respiratorët.  Unë si inxhinier po përbellem me armikun në mënyrë të vazhdueshme, pasi mirëmbaj paisjet, trajnoj stafin në zonën e kuqe. Pajisjet respiratore funksionojnë në mënyrë automatike dhe  përshtaten me biogjenezën e mushkërisë së çdo lloj pacienti. Ventilatorët janë “Android Version”, të një teknologjie gjermane”, është shprehur ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here