Standard.al

Këshilli Politik për “Zgjedhoren” mblidhet sot, ja çfarë pritet të diskutohet

0

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pritet të mbaj sot nje takim në Pallatin e Kongreseve.

Takimet e Këshillit Politik po bëhen më të shpejta me qëllim që të finalizohen draftet deri më datën 31 maj.

Pikat e nxehta janë roli i policisë gjyqësore gjatë zgjedhjeve, kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore  që është shprehur shpesh herë si kusht nga ana e opozitës si dhe vettingu për gjyqtarët të kolegjit zgjedhor dhe depolitizimit të administratës, konfirmoi gazetarja e Fax News.

Sa i përket sistemit zgjedhor, duhet thënë që ka një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës. Ka pasur një angazhim të ambasadores Yuri Kim e cila ka propozuar një ndryshim të sistemit duke bërë një propozim konkret për një sistem danez.

Deklaratat e opozitës dhe mazhorancës ishin të njëjta në këtë pikë ku të dyja deklaruan që koha nuk mjafton që deri më 31 maj, datë për të cilën janë zotuar, të bëhet dhe ndryshimi i sistemit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.