Standard.al

Historiani ‘kryqëzohet’ pasi denigroi simbolin tonë për deklaratën ndaj Skënderbeut/ T’i hiqet nënshtetësia shqiptare

0

Më 17 Janar të vitit 2018 që përkonte edhe me 613 vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit Skënderbe, historiani Paskal Milo ka përmendur disa fakte historike që sipas tij kanë të bëjnë me trungun familjar të Heroit Kombëtar, mes të tjerash origjinën e të ëmës dhe lidhjet martesore me sllavët.

Milo deklaroi se është fakt i thënë nga historianë të tjerë e në kohë të tjera se Vojsava Kastrioti, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, këta të dy prindër të Heroit, ishte me origjinë sllave dhe shumica e fëmijëve të çiftit ju ishin vendosur emra sllav.

Por nuk është vetëm kjo, Milo deklaroi gjithashtu se Gjergj Kastrioti është konsideruar nga perëndimi si “Kalorës i Krishtërimit” dhe mbrojtës i tij, në luftën 25-vjeçare kundër Perandorisë më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane.

Deklarata e Milos është risjellë në vëmendje dy ditët e fundit ndërsa mbeten mister arsyet, por që shpesh nëpër mediat online kryesisht por edhe në rrjetet sociale, në profile të ndryshme, vihet re një përhapje e beftë. Gjithashtu historiani është vënë në shënjestër të sulmeve dhe akuzave me pretendimin se ka fyer figurën e Heroit Kombëtar.

Në fakt, video që është shpërndarë masivisht është e modifikuar ose thënë ndryshe e përmbledhur, dhe nuk është përfshirë i gjithë argumenti i historianit mbi deklaratën e tij. Shpesh është cituar edhe në mënyrë jo të saktë ku po të bësh një kërkim të thjeshtë në Google, shkruhet se Milo ka thënë se “Skënderbeu nuk mbrojti Shqipërinë por krishtërimin” apo, “Milo deklaron se Skënderbeu është sllav”.

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase i cili jeton në SHBA prej 3 dekadash, ka kërkuar që Historianit Paskal Milo  t’i hiqet nënshtetësia shqiptare duke marrë shkas nga deklarata e këtijn të fundit.

Turdiu shprehet se Skënderbeu është simbol i kombit Shqiptar dhe akuzon Milon se ka bërë shpifje ndaj Heroit Kombëtar. Ai deklaron se Skënderbeu i ndërroi të gjitha fetë e kohës, sipas leverdisë politike: ortodoks, mysliman, katolik. (Bile po u bëre mysliman nuk mund të kthehesh, se Islami nuk e pranon apostazine.) Turdiu vijon më tej me argumentin se thelbi i veprës se Skënderbeut ishte pavarësia e këtyre trojeve.

“Radikal. Me zgjidhni mua, po nuk ia hoqa Paskal Milos shtetësine shqiptare, per shpifje ndaj Skenderbeut”, shkruan Turdiu në njërin nga postimet e tij.

“Skenderbeu. Pavaresisht se kush u martua me ke, Skenderbeu firmoste “zot i Arberise”. Mbreti i Napolit nuk kuptonte mire se cfare ishin arberit. Skenderbeu ia shpjegon ne nje leter “ne jemi epirote”. (Epiri njihej ne Napoli, perballe Italise se Jugut). Pushtim nuk ishte vetem ai turk, por edhe ai serb dhe venecian tamam para turqve. Turqit zevendesuan serbet dhe venecianet.

Skenderbeu i ndrroi te gjitha fete e kohes, sipas leverdise politike: ortodoks, mysliman, katolik. (Bile po u bere mysliman nuk mund te kthehesh, se Islami nuk e pranon apostazine.) Thelbi i vepres se Skenderbeut ishte pavaresia e ketyre trojeve. Atehere nuk kishte Shqiperi. Skenderbeu desh te krijonte dicka te ngjashme, Arberine. Perfundimisht deshtoi, por mbolli faren. Disa shekuj me vone njerezit qe ishin ketu vendosen te benin Shqiperi.

Skenderbeu desh te bente vetevendosje te ketyre trojeve prandaj ne shqiptaret e zgjodhem si heroin e shtetkombit tone, te ri te pavarur. E beme ne Skenderbeun simbol te Shqiperise. Pse ti Paskal Milo denigron simbolin tone, se gjoja nuk ishte shqiptar? Atehere nuk kishte Shqiperi, dmth e ke me kunj”, shkruan ndër të tjera Turdiu në një tjetër status.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.