Fuga: Punë grash! Ka një absurditet të pashoq në Shqipëri…

0
87

 

Nga Artan Fuga

Nesër te gazeta FJALA, eksluzivisht!

Ja një paragraf:

Ka një absurditet të pashoq në Shqipëri. Dihet se auditoret në shumë e shumë fakultete të universiteteve janë të mbushur në mënyrë përmbytëse me vajza, te të cilat gjenden në masë të konsiderueshme jo vetëm talente, por edhe individë me energji, aktive në qytetarinë e tyre, me sensin e përgjegjësisë dhe të frymëzuara nga vlera demokratike. Pastaj, kur sheh se cilët zenë vendet e shefave dhe drejtorëve si në ekonomië private ashtu edhe në atë publike, atëhere kupton sesa janë të shtypura dhe të përbuzura femrat. Kur gjoja i bëjnë deputete, ose edhe kur vendosen ministre, kjo është një fasadë, e cila në fakt nuk bën tjetër veçse fsheh realitetin e gjërave në shoqëri. Merrni përshembull të gjithë linjën e institucioneve publike kryesore, Presidenti – burrë, Kryeministri – burrë, Kryetari i Kuvendit – burrë, ministri i brendshëm – burrë, Kryetari i grupit parlamentar të shumicës – burrë, Prokurori – burrë, Drejtori i Televizionit – burrë, Kryetari i AMA -s – burrë, Drejtori i AKEP-it – burrë, Kryetari i Kontrollit të Shtetit – burrë, Drejtori i përgjithshëm i policisë – burrë, pjesa dërmuese e rektorëve të universiteteve private dhe publike – burra, thuajse të gjithë kryetarët e bashkive burra, edhe të komunave, kryetari i akademisë të shkencave – po burrë, drejtorët e burgjeve – burra, gjithandej në fakt ku ka pushtet të vërtet, sikurse bosat e sipërmarrjeve të mëdha private – në krye, sundues, janë kryesisht, në mënyrë dërmuese burra. Ka gra gjithandej ku pushteti është vetëm simbolik, ose ku rrethohet me aq shumë burra përqark saqë pushtetarja e shkretë bëhet e kontrolluar në çdo hap !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here