Flet arkitekti i njohur/ Çfarë fshihet pas kredisë 30 milionë euro për ndërtimin e “teatrit të ri”

0
127

Nga Kreshnik Nick Merxhani

 

Mbi nje shkrese te Bashkise Tirane – drejtuar Kyeministrise, Ministrise se Financave dhe asaj te Rindertimit. Ne daten 21.05.2020, kater dite pas shembjes brutale dhe kriminale te Teatrit Kombetar, kryetari i bashkise ka kerkuar permes nje shkrese se ne zbatim te planit te pergjithshem vendor (PPV) dhe te VKM 377 date 08.05.2020, te ndertoje teatrin e ri ne parcelen e saj me nr. I/24I. Plani i Pergjithshem vendor qe i referohet kryebashkiaku, e konsideron zonen ku ndodhet Teatri Kombetar (trualli) si ZONE HISTORIKE. Ndryshe nga VKM 325 e vitit 2017 dhe VKM 582 e 2018, ne PPV zona percaktohet si zone e mbrojtur historike. Edhe pse ai plan ka 1000 te meta, te pakten pa dashje e ka rikthyer zonen historike ne kufijte e VKM 180 viti 2000. Habia e dyte ka te beje me faktin se fondet duan t sigurojne nga Banka Europiane per Investim (BEI). Pas kaq ditesh qe kryebashkiaku u perpoq te na mbushme mendjen se paskan vershuar nje mori bankash te interesuara te japin kredi, na del qe eshte vetem BEI e “iinteresuar”! Por a eshte vertet BEI e interesuar?? Dyshojme fort qe jo! BEI permes Institutit te Bankes Europiane per Investim, eshte partnere e Europa Nostra ne programin e saj “7 Vendndodhjet me te Rrezikuara” ne Evrope, dhe pritej qe te dergonte ekipin vleresues per Teatrin Kombetar i shpallur 1 nga 7-te me te rrezikuarit de te nisnin procedurat per hartimin e projekt propozimit bashke me ekipet e eksperteve te trashegimise derguar nga Europa Nostra. Ky proces u nderpre me bulldozier ne oren 4:30, mengjesin e dates 17 maj. Skema parazitare ne kete rast eshte e thjeshte: – BEI ka dhene 100 milione euro kredi te bute per demtimet nga termeti. – Tirana eshte klasifikuar si zone e prekur nga termeti. – Teatri Kombetar NUK ka patur asnje demtim nga termeti POR me ndihmen e Institutit te Ndertimit mundet qe te hartojne raporte nga me te ndryshmit edhe pse kane thene se si nje “kuti kartoni” objekti qe prishi bulldozieri, nuk rrezikohej nga termeti. Per 30 milione euro ama bejne relacione nga me te ndryshmet. – Nuk behet fjale per t’i kerkuar 30 +, do marin 30 milione nga ato qe tashme jane dhene prandaj dhe duhet edhe ministria e finances dhe ajo e rindertimit. Si perfundim: Procesi per ta restauruar Teatrin Kombetar me donacione dhe ndoshta kredi te buta do te kthehet ne thjesht nje kredi te madhe mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here