Fillimi i sezonit turistik, jo karantinim për turistët

0
115

Pas kalimit të situatës nga pandemia e koronavirusit vëmendja është kthyer te ekonomia dhe veçanërisht te turizmi si një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më të dëmtuar.

Shqipëria pritet të javën e ardhshme të hapë kufijtë dhe plazhet me qëllim rikthimin e turistëve të huaj.

Për këtë Ministria e Turizmit bën të ditur se turistët do ti nënshtrohen disa rregullave anti-Covid, por duke përjashtuar karantinimin e tyre.

Rovena Moçka: “Do të ketë disa rregulla që të mos kemi një humbje të kontrollit të lëvizjes së udhëtarëve dhe vizitorëve, por nuk ka logjikë të karantinohen kur ata vinë për të marrë një shërbim tjetër”.

Ajo bën të ditur se sezoni turistik do të shoqërohet me protokolle që mbështeten në dy parime bazë.

Rovena Moçka: “Distanca fizike dhe higjiena më e lartë se cdo vit tjetër.”

Në bazë të këtyre protokolleve nuk parashikohet të ketë ndonjë rritje çmimesh.

Rovena Moçka: “Duhet të kemi vigjilencë më të lartë për të ruajtur këto norma, por kjo nuk është një arsye që të kemi rritje çmimesh.”

Sipas drejtoreshës së Turizmit, Rovena Moçka, parashikimet janë pozitive sepse shumnica e pushuesve vinë përmes rrugëve tokësore.

Rovena Moçka: “82.5% e turizmit shqiptar është turizmi që është zhvilluar përmes rrugëve tokësore.”

Ministria parashikon që në qershor të rikthehen edhe fluturimet e para charter të turistëve që kanë pronotuar përmes agjencive turistike./Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here