E enjte me vranësira, priten edhe shtrëngata shiu e stuhi…

0
149

Sipas parashikimeve tashmë të gjithë duhet të mësohemi me motin i cili do të jetë i kthjellët deri në orët e mesditës, vranësira dhe reshje shiu deri në orët e pasdites dhe prej orëve të mbrëmjes përsëri kthejllime, njofton SHMU.

Në këtë mënyrë dita e enjte nis kthjellët me vranësira të pakta kalimtare dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vranësira kalimtare dhe në relievet malore deri të dendura. Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet kodrinore-malore si dhe zonat e ulta përreth tyre. Lokalisht reshjet edhe në formën e breshërit.

Temperaturat e mëngjesit mbeten përsëri të freskëta me vlera të parashikuara nga 6ºC në relievet malore deri në 11ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat maksimale temperaturat parashikohen nga 22ºC në relievet malore deri në 28-29ºC në ato të ulta e bregdetare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here