Standard.al

Dhuroi 40 miliardë dollarë për të gjetur vaksinën kundër koronavirusit, Bill Gates bën premtimin e madh: Mund të jetë gati në…

0

Filantropi dhe themeluesi i Microsoft Corporation tha se fondacioni Bill & Melinda Gates, me një dhurim më të madh se 40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë “vëmendje totale” pandemisë që ka vrarë më shumë se 350,000 njerëz dhe ka dëmtuar ekonominë në të gjithë botën.

“Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë”, tha Gates.

“Nëse gjithçka shkon mirë siç e kemi menduar, ne do të kishim në prodhim në shkallë të gjerë brenda një viti vaksinën kundër koronavirusit”, tha Gates në CNN.

Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale “dhjetëra triliona dollarë”, tha ai në intervistë.

Fondacioni ka kontribuar 250 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.