COVID-19 prek 8 efektivë policie në Tiranë, të infektuarit shërbenin te pritja e qytetarëve

0
75

Që nga fillimi i pandemisë, 8 punonjës policie në qarkun e Tiranës janë konfirmuar pozitivë me COVID. Të infektuarit shërbenin pranë recepsioneve të policisë dhe te pritja e qytetarëve. Një pjesë e tyre kanë infektuar edhe familjarët. Pasi u konfirmuan pozitivë, efektivët u vetë izoluan”.

Personi i fundit që u konfirmua me koronavirus brenda radhëve të uniformave blu ishte një efektiv i Shqiponjave. Burime zyrtare pranë policisë, konfirmuan për “ABC News” se ai rezultoi me COVID-19 vetëm tre ditë më parë. Mësohet se nga hetimi epidemiologjik ka rezultuar se efektivi i Shqiponjave është infektuar gjatë punës në terren, teksa ka shoqëruar qytetarë të ndryshëm në komisariate. Në dy ditët e fundit, autoritetet shëndetësore u kanë bërë tamponët kolegëve të oficerit të infektuar dhe të afërmve të tij, të cilët kanë rezultuar negativë.

Edhe të infektuarit më herët ishin punonjës policie të cilët shërbenin tek pritja e qytetarëve. I tillë ishte edhe rasti i një 49 vjeçari, që shërbente në recepsionin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Pak javë më parë ai u prek nga virusi i ri teksa ishte në krye të detyrës, duke infektuar edhe familjarët.

Pas rezultatit pozitiv nga covid, efektivi u shtrua në spitalin Infektiv. Por duke qenë se 49 vjeçari vuante edhe nga problemet me zemrën ai u zhvendos në pavijonin e kardiologjisë.

“ABC News” mëson nga të afërm dhe kolegë të punonjësit të policisë se më 17 maj ai ndërroi jetë. Askush nga ata nuk mund të thotë sot se cili ishte shkaku i vdekjes së policit? Dyshimet nuk i hoqi as institucioni i shëndetësisë i cili nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse 49 vjeçari ishte shëruar nga koronavirusi përpara se të transferohej në kardiologji./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here