“Reforma në Drejtësi, laborator eksperimental i ndërkombëtarëve”, Vasili publikon analizën e studiueses në Oksfrod

0
66

Nen kryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar ne Facebook intervisten dhe analizen e studjueses te se Drejtes Nderkombetare ne Oksford, e cila shpejgon qarte cfare po ndodh me Reformen ne Drejtesi.

Postimi i plote:

Rudina Jasini Avokate dhe Studjuese e te Drejtes Nderkombetare ne Oksford thote qarte:

“Reforma ne drejtesi ishte nje laborator eksperimental i nderkombetareve, qe nuk ishte aplikuar si e tille ne asnje vend te botes”.

Rezultatet i kesaj reforme i kemi pare te gjithe dhe jane skandaloze.

Ka vetem nje te fituar: Edi Ramen qe e kapi drejtesine.

Shiheni intervsiten dhe analizen brilante te Zj.Jasini.

……

Rudina Jasini, avokate dhe studiuese e të Drejtës Ndërkombëtare në Oxford është e mendimit se implementimi i Reformës në Drejtësi në vendin tonë, në vetvete ka karakteristikat e një laboratori eksperimental.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, Jasini u shpreh se ndërkombëtarët e kanë mbështetur si institucionalisht ashtu edhe financiarisht këtë reformë dhe se për ta është një projekt ndërkombëtar, suksesi i të cilit përbën në vetvete dhe objektivin kryesor, arritjen e finalizimit të një reforme që është çuar deri në fund.

Çfarë synimi kanë ndërkombëtarët me Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe përse është kaq e thellë? Çfarë po ndodh?

Për të kuptuar interesin shumë të lartë të ndërkombëtarëve lidhur me implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, mbase duhet të reflektojmë pak dhe të kthehemi prapa në kohë për të kuptuar kontekstin dhe kushtet që i kanë dhënë ngritje nevojës për këtë reformë. Ndryshimet kushtetuese që u bënë në 22 Korrik 2016 synuan në vetvete të sillnin një ristrukturim tërësor të sistemit të drejtësisë, pra të organizimit, gjithashtu edhe të kontrollit të integritetit të sistemit gjyqësor. Në këtë këndvështrim është rëndësishme të kuptojmë që roli i ndërkombëtarëve është i lidhur pikërisht me disa fakte që janë pranuar gjerësisht dhe që u përmendën dhe në emisionin tuaj. E para, ndërkombëtarët kanë mbështetur institucionalisht dhe këtu flas për BE dhe SHBA, por kanë mbështetur shumë fuqishëm financiarisht. Për ta është një projekt ndërkombëtar. Pse ndërkombëtarë? Është një projekt i ndërmarrë nga institucione të organizatave ndërkombëtare dhe të shteteve që po luajnë një rol shumë të rëndësishëm për t’i dhënë mundësinë Shqipërisë për të aderuar në BE. Gjithashtu, për të arritur ato kritere dhe standarde demokratike të funksionimit të sistemit të së drejtës. Pikërisht suksesi i këtij projekti, përbën në vetvete dhe objektivin kryesor, arritjen e finalizimit të një reforme që është çuar deri në fund, për të cilët është mbështetur fuqimisht nga ndërkombëtarët. Në këndvështrimin tim, mendoj se implementimi i projektit, ose Reformës në Drejtësi, në vetvete në fakt ka karakteristikat e një laboratori eksperimental dhe si të tilla ka sjellë edhe pasojat e një procesi prove. Si laborator eksperimental? Ju po thoni që kjo reformë po përdoret si një eksperiment, si do të funksionojë? Pra nuk është implementuar diku tjetër, nuk është formë e zbatuar diku tjetër? Në këtë formë nuk është implementuar në asnjë vend tjetër. Por pikërisht sepse është ideuar dhe konceptuar mbi bazën e kontekstit social, politik, ligjor të Shqipërisë. Mendoj se ndërkombëtarët dhe këtu nuk janë në pozicionin më oportun të mundshëm për sa i përket implementimit të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here