Lobi serb dhe rus/ Islami: Krijimi i Serbisë së Madhe, destabilizim për Shqipërinë

0
119

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka lëshuar deklaratën e fortë që lobi serb dhe ai pro rus në Uashingtin janë të interesuar në përplasjen civile dhe në destabilizimin në Shqipëri. Kurse ish-deputeti i PD-së, Kastriot Islami thotë se Rusia mbështet interesat e Serbisë në rajon. Në analizën e tij, Islami thekson se me anë të lobimeve, kërkohet të ndërtohet Serbia e Madhe por në fillim duhet të bien dakord edhe me Kosovë, por me ardhjen e kryeminsitrit të ri kjo duket e vështirë.

Pjesë nga deklarata

Ka gjëra që janë të qarta. Rusia është shprehur qartazi që mbështet çdo lloj interesi të Serbisë. Pra, nuk është ndonjë çudi që Rusia mbështet interesat e Serbisë në rajon. Kush janë interesat e saj? Të bëhet anëtare e BE-së dhe të rregullojë marrëdhëniet me Kosovë. Ashtu si në vendet e tjera, Serbia angazhon grupe lobistësh në SHBA sepse SHBA ka vendimarrje të rëndësishme globale. Serbia ka marrë kompaninë Levandovski dhe e paguajnë shtrenjtë. Madje Levandoski thuhet se paguhet edhe nga Bosnja.

Në Bosnje ka një pjesë që është serbe, Republika Srbska. Kjo republikë kërkon që të shkëputet nga Bosnja dhe të bashkohet me Serbinë. Dhe Serbia me shumë kujdes nuk e thotë këtë, por thotë këta duan të bashkohen me ne dhe nuk jemi kundër. Kjo do të thotë që të fillojë të ndërtohet Serbia e Madhe. Që të ndërtohet Serbia e Madhe duhet të bien dakord edhe me Kosovën.

Kanë gjetur presidentin e Kosovës që ësht dakord me Vuçiçin që të ulen të bisedojnë. Kryeminsitri i ri i Kosovës është shprehur kundër ndryshimit të kufijve. Nëse do, Serbia ta njohë Kosovën ashtu si është. Në këtë kontekst kanë dalë këto sms, ku nuk është e çuditshme që të ketë një pjesë të vërtetë se Serbia po punon me lobin e saj për interesat e veta dhe kjo konceptohet në Shqipëri si destabilizim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here