Deschamps: Në tribunë rreziku është më i madh?! Ka një mospërputhje, nuk më pëlqen! Gjithçka bëhet për para

0
82

Didier Deschamps aprovon vendimin e Ligue 1 për të mbyllur sezonit pasi për trajnerin e Francës futbolli me këto rregulla dhe pa tifozë nuk ka asnjë kuptim: “Kam parë Bundesligës, ato imazhe nuk më duket të përshtatshme. Shoh lojtarët që në fushë duelojnë, kanë kontakt ndërmjet tyre, më pas shoh tribunën ku lojtarët rezervë mbajnë maska dhe qëndrojnë në distancë prej 2 metrash nga njëri tjetri. Sinqerisht nuk arrij ta kuptoj.  Në tribunë rreziku është më i madh?! Ka një mospërputhje, nuk më pëlqen.

Bundesliga

Trajneri kampion bote rikthehet më pas duke folur për vendimin e Francës për të mbyllur sezonin: “Ishte një vendim i qeverisë që mu duk korrekt dhe i ftohtë, duhet ta pranojmë”, theksoi Deschamps duke bërë një krahasim më pas më vendet e tjera europiane: “Mendoj se dëshira e tyre për të rifilluar ka të bëj më shumë me aspektin ekonomik. Shihni Anglinë dhe Spanjën, dy shtete të mëdha, po planifikojnë të rifillojnë sezonin por nga ana tjetër kanë mbyllur futbollin e femrave pasi aty qarkullojnë më pak para, gjithçka është e lidhur më paratë”, u shpreh Deschamps për “Le Parisien”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here