SKANDALI/ Pazaret dhe ‘marrëveshjet e fshehta’ në kurriz të reformës në drejtësi

0
133

Presidenti Ilir Meta zbardhi mbrëmë  te emisioni  “Opinion” skandalin me pazaret që bëhen me reformën në drejtësi, ku janë të pëtfshirë edhe ndërkombëtarë. Ky sms nxjerr zbuluar të gjitha pazaret sekrete në kurriz të reformës në drejtësi. Madje ky sms i jep përgjigje edhe “shqetësimit” të ambasadës amerikanë për dyshime për ‘marrëveshje të fshehtë’ kundër reformës.

Kështu Presidenti publikoi një mesazh të dërguar nga një diplomat në Tiranë në emër të Ambasadës së SHBA dhe BE-së. Mesazhi i përket kohës kur kreu i shtetit emëroi Marsida Xhaferrllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa qeveria “Rama” për të njëjtin vend në gjykatë kërkoi emërimin e Arta Vorbsit, në shkelje të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi kreu i shtetit ka sqaruar, në atë kohë, ndërkombëtarët për problemet ligjore që emërimi i Arta Vorpsit dhe betimi i saj në noteri dhe jo në Presidencë, një diplomat ka nisur këtë mesazh:

“Mirëmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos t’ju njoftojmë më herët. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë”.

Duke sqaruar përmbajtjen e SMS-së, Presidenti tha se : “ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. …Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt. Aty është qëndrimi i tyre”, tha Meta. Emri i diplomatit që ka dërguar SMS-në për arsye etike nuk është bërë publik, por përmbajta e tij është e mjaftueshme për të kuptuar mënyrën sesi po sabotohet reforma në drejtësi dhe se si ajo drejtohet nga Edi Rama.

Mesazhi tregon se një ndërkombëtar, nga këta që flasin për dobinë e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit, i kërkon pazar kreut të shtetit. Teksti i SMS-së është i qartë, ndërkombëtarët i thonë kreut të shtetit që të dekretojë kandidaten e Ramës për në Kushtetuese Arta Vorpsin. Më pas, ata sugjerojnë se emri i Marsida Xhaferrllarit do të mbështetet nga Rama në një tjetër raund të përzgjedhjes së kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese.

Mënyra sesi është bërë oferta-pazar, aq më tepër nga një diplomat, është një skandal i përmasave të papara ndonjëherë në Shqipëri. Diplomatët apo ekspertët e huaj që monitorojnë reformën në drejtësi kanë ardhur në Shqipëri për të vendosur standardet e zbatimit të ligjit dhe kontrollin e institucioneve të reja të drejtësisë. Ajo që shohim nga kjo SMS është se një pjesë e këtyre diplomatëve janë kthyer në pazaxhinj me ligjet e Shqipërisë dhe Kushtetutën. Më keq se kaq, ky SMS-së tregon se po një pjesë e këtyre diplomatëve janë kthyer në sekserë të Edi Ramës për të kapur reformën në drejtësi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here