Shembja e Teatrit, Budina mbështet deklaratën e Metës: Ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare, o sot o kurrë të mbrojmë identitetin kulturor

0
93
Aktori dhe regjisori, Edmond Budina komentoi nga Burreli, qyteti i radhës ku është ndalur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që të mbledhë firma për peticionin për rindërtimin, edhe deklaraten e djeshme te Presidentit se ka nje levizje te perkraheve te lobit serb ne shqiperi.
Aktori tha se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare që ka punuar dhe punon për të keqen e Shqipërisë por ai bën thirrje që o sot, o kurrë të mbrohet identiteti kulturor.

”Një pushtet që i varfëroi njerëzit, dhe kulmi ishte Teatri. Ashtu si në natën e famshëm të kristaleve hynë me automatikë të përzënë artistët që kishin prej 2 vitesh që protestonin në mënyrë paqësore. Rama vijon të gënjejë. Ne e pushtuam Teatrin vetëm në 24 korrik, dhe e çliruam në fakt, se deshin ta vidhnin, dhe e vodhën. Varrosën gjithë vlerat që kishin brenda.

Në krye të Teatrit Kombëtar kishim vendosur flamurin kombëtar, ata nuk pyetën as për të. Ta hiqnin atë dhe ta shembnin, si turqit në kohën e Skënderbeut edhe këta shkelin flamurin kombëtar.
Na takon ne sot pa pasur parasysh se çfarë partie i përkasim, besimin fetar, krahina, të gjithë duhet të jemi bashkë. Të shembim këtë të zezë. Shihni çfarë punojnë ata. Edhe sot kanë filluar të përçajnë edhe brenda partive opozitare, LSI, PD etj. Gjejnë mënyrën për të futur bindj,e përçarje. Të ngrihemi së bashku, ti shporrim. Sepse ky sekt është rrezik i madh.
Nuk e di nëse dëgjuar dje Presidentin Meta, por e kuptoni se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare, anti- kombëtare. O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar që armiqtë e Shqipërisë kanë punuar për të keqen. Bëhuni të gjithë bashkë për ta shporrur këtë klikë uzurbatore”- tha Budina

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here