Rënie temperaturash dhe shira në Shqipëri e Kosovë…

0
100

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme më të freskëta të cilat do të ifluencojnë rënie të temperaturave dhe rreshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E martë, dt 26 maj 2020

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje lokale shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  9/18°C

Zonat e ulëta  13/25°C

Zonat bregdetare 16/23°C

Kosova për ditën e martë, dt 26 maj 2020 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 16°C gradë Celcius.

E mërkurë, dt 27 maj 2020

Moti do të jetë mbetet me alternime kthjellimesh dhe  vranësiratë pasuara nga rreshje lokale shiu. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  7/17°C

Zonat e ulëta  11/23°C

Zonat bregdetare 16/23°C

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here