‘Rama, skemaxhi i vogël’/ Dade: Qeveria dhe PS, një ‘one man show’! Ajo parti nuk ka shpresë që të bëhet

0
98

E ftuar në “A-Show” në Syri TV, ish ministrja dhe ish deputetja e PS, Arta Dade foli edhe mbi atë çfarë po ndodh me Partinë Socialiste gjatë drejtimit të kryeministrit Edi Rama.

“Pikë së pari, sot për sot, dhe pas Kongresit nuk ka ndodhur asgjë. Si në parti, si në qeveri vendimet i merr vetëm një njeri. Ka një sheklje të çdo norme dhe parimi demokratik, siç ndodhi edhe gjatë pandemisë. Vendimet i merr kryeministri. Po tha ai bëhen gjërat, po tha ai nuk bëhen. Është një ‘one-man show’. Kur ndodh në qeveri, mendoni çfarë ndodh në parti. Çështjet e gruas i dominoi bashkëshortja e tij. Punë skemaxhinjsh të vegjël, me skema të dalë boje. Mendja funksionon me disa skema që nuk janë të përshtatshme dhe nuk janë të kohës duke harxhuar kohën dhe vetëm me këto gjëra merret kryeministri”, tha Dade.

E pyetur për Taulant Ballën, sekretarin e përgjithshëm të PS, senatorja e së majtës u shpreh: “Nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet. Është një dramë e madhe pasi ka qenë një parti e madhe që i ka dhënë vendit qeveri normale. Me njerëz që bashkoheshin në qeveri për ti shërbyer vendit. Pas skemave piramidale u ngritën 17 banka private, erdhën investimet. Me plus minuset e veta u ngrit një model qeverisës”.

Sipas Dades, nëse vendosim në peshore arritjet dhe dështimet e qeverisë, peshorja anon nga dështimet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here