Opozita arrin në dakortësi me PS: Problemi kryesor mbetet sekreti i votës, diskutohet në ditët në vijim

0
85

 Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, vërejti sot, pas dakortësisë që gjetën me mazhorancën në tryezë për tri çështje, se duhet të jetë e qartë se ato nuk janë problematikat kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri; fjala ishte për periudhën zgjedhore, financimin e partive dhe kuotat gjinore.

Bykylbashi theksoi në përfundim të raportimit të tij mbi këtë takim se “të jemi të qartë se problematikat kryesore nuk janë këto, por mbrojtja e zgjedhësit shqiptar, që ta hedhë votën lirisht dhe në sekret.

Është problem i rëndë përderisa ODIHR ka thënë se sekreti i votës në vendin tonë cenohet, ndaj në ditët në vijim ne do të kemi masat që rregullojnë rolin e organeve ligjzbatuese, të Policisë, të SPAK-ut në veçanti, masat që do të merren për mbrojtjen e votës, teknologjisë në votim, që kutia të mos mbushet, të mos ketë votim në emër të emigrantëve pa ardhur kurrë në Shqipëri. Pra, këto janë problemi real, që vota të jetë e vërtetë dhe të numërohet pa manipulim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here