Nis faza më e rëndësishme e hapjes në Europë! Ja si do të jenë rregullat në hotele…

0
111

Këtë javë në Europë dhe në disa vende të tjera të botës ka nisur faza më e rëndësishme e hapjes, ajo e plazheve, restoranteve dhe resorteve buzë detit, për të stimuluar turizmin.

Këshillat janë dhënë që të ruhet distanca sociale dhe disa rregulla strikte janë vendosur nga autoritetet për të frenuar përhapjen e Covid-19, përfshirë gjurmimet e kontaktit po pati të infektuar.

Në Greqi, të hënën u hodh një tjetër hap drejt normalitetit, me rivendosjen e trageteve drejt ishujve dhe me hapjen e restoranteve, kafeneve dhe bareve. Ky hap paraprin hapjen e hoteleve sezonale, më 15 qershor, pas pothuajse tre muaj mbylljeje nga koronavirusi. Kamerierët shërbejnë me maska fytyre dhe dorashka dhe në çdo tavolinë, të paktën të hënën në Athinë, shiheshin dezinfektues duarsh. Po ashtu, në Greqi rinis edhe aktiviteti i industrisë së jahteve. Ndërsa fluturimet ndërkombëtare rinisin më 1 korrik.

Nga vendet që janë shumë të varura nga turizmi, Spanja do të hedhë hapa më të ngadaltë, duke nisur hapjen për turizmin ndërkombëtar më 1 korrik. Në këtë datë, do të heqë edhe rregullin për karantinimin 14-ditor të njerëzve që hyjnë në vend. Italia rihapi pishinat dhe qendrat e saj sportive, Kopenhageni hapi muzetë e saj dhe baret e Reikjavik, Islandë rifilluan biznesin të hënën.

Në Gjermani, qeveritë qendrore dhe rajonale u përplasën për momentin për sasinë e duhur të lehtësimeve. Qeveritë lokale nuk janë dakord me izolimin e fortë nga qeveria federale. Saksonia tha se do të hapte gjithçka me pak përjashtime nga 6 qershori, ndërsa vazhdonte monitorimin për raste të reja. Vizitorët që kërkojnë pushime në Portugali, do të kërkojnë në internet një hotel me vulën “Të pastër dhe të sigurt”, që po jepet tani nga zyrtarë lokalë të turizmit. Vula tregon se ai vend ka të miratuar higjienën dhe procedurat e rekomanduara për të mbrojtur kundër virusit.

Vizitorët nuk do të hyjnë në dhomat e hoteleve deri në 24 orë pasi të ketë dalë vizitori i fundit, për të lejuar kohën për pastrim të plotë dhe ajrim të hapësirës. Shërbimi në dhomë mund të evitohet. Çadrat duhet të vendosen 3 metra larg njëra-tjetrës dhe njerëzit duhet të marrin rreze 1,5 metër larg. Edhe Qipro nisi lehtësimet e turizmit me rregullat e distancës sociale në restorante, hotele dhe plazhe.

Biznesmenët thonë se ky sezon nuk do të ketë të bëjë me përfitimet, por me mbijetesën. Zëvendësministri i Qipros për turizëm, Savvas Perdios, tha se fillimisht do të kërkojë të sjellë turistë nga vendet e afërta që kanë arritur të përmbajnë virusin, si Greqia, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa kombe qendrore të Europës dhe ato nordike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here