Hetimi për tenderat mjekësorë/ SPAK kërkojnë informacione nga doganat…

0
110

Hetimi për tenderat e materialeve mjekësore të denoncuar nga Partia Demokratike për shkelje dhe vjedhje është duke vazhduar nga SPAK.

Burimet kanë bërë të ditur se SPAK ka nisur kërkesë doganave për të marrë informacione në lidhje me zhdoganimet e bëra gjatë kësaj periudhe, pasi opozita akuzon qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë se materialet janë prodhuar në tregun vendas dhe blerë me çmime sikur kanë ardhur nga jashtë.

SPAK kërkon të dijë nga doganat se çfarë materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë? Nga kanë ardhur? Me çfarë çmimesh janë zhdoganuar dhe në çfarë sasie kanë qenë?

SPAK kërkon nga doganat që të kthejnë përgjigje brenda kësaj jave.

Gjithashtu ky institucion po kryen hetime e verifikime edhe në institucione të tjera përfshirë deklarimet në tatime nga subjektet fituese të tenderave si dhe kontrollet e bëra në treg nga institucionet si KLSH-ja apo Autoriteti i Konkurrencës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here