Deputetja del kundër qeverisë: Boll, nuk lejohet që Policia të përgjojë….

0
74

Nisma e qeverisë për ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, i cili i lejon kësaj të fundit të kryejë përgjime ambientale pa lejen e prokurorit ka ndeshur në kundërshtime edhe nga deputetë të mazhorancës.

Deputetja e pavarur, Elena Xhina, e cila ka kundërshtuar në Komisionin e Sigurisë nismën e Policisë së Shtetit dhe thotë se kjo nismë ka nevojë për një sqarim më të thellë publik, me qëllim të mos krijohen keqkuptime.

Ajo shtoi faktin se aktualisht përgjimet elektronike lejohen të kryhen, por kjo bëhet me lejen e prokurorit dhe jo nga drejtuesit e Policisë, siç pretendon ta bëjë nisma e re e qeverisë shqiptare.

”Ky ligji me thënë të drejtën ka pasur nevojë për një sqarim të madh publik pasi disa aspekte të tij nuk janë kuptuar mirë. Përgjimet elektronike vazhdojnë e kryhen, por gjithmonë bëhen me lejen e prokurorit dhe kjo pjese e ligjit nuk është ndryshuar, por ka ngelur e paprekur. Sa i përket ndryshmeve të tjera që kërkohet të hiqet leja e prokurorit dhe kërkohet të veprohet me lejen e titullarit të Policisë, pikërisht këtu ka hasur në kundërshtime. Unë jam deputete e pavarur, por edhe deputetët e PS kanë insistuar që të ketë diskutime në këtë pjesë. Jemi duke u konsultuar me aktorë të tjerë për të sjellë ligjin aty ku duhet. Ky ligj vjen për t’i dhënë një dorë policisë për të hetuar krimin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here