Pandemia e COVID-19 pritet të përkeqësojë dobësitë ekzistuese të eurozonës, paralajmëroi sot në një raport Banka Qendrore Europiane.
“Pandemia ka shkaktuar një nga kontraktimet më të mprehta ekonomike në historinë e fundit, por masat e gjera të politikës kanë shmangur një shkrirje financiare”, tha nënkryetari i BQE-së, Luis de Guindos.
“Sidoqoftë, pasojat e pandemisë në perspektivat e përfitimit të bankës dhe financat publike afatmesme do të duhet të adresohen, në mënyrë që sistemi ynë financiar të mund të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike”, shtoi ai.