Të dielat pa makina/ Fuga: Pasi dëgjova zotin Rama….propozoj një nismë….

0
102

Akademiku Artan Fuga ka reaguar plot ironi pas nismes se deklaruar nje dite me para nga ana e kryeministrit te vendit Edi Rama, per te dielat pa makina, duke filluar nga tetori deri ne mars te vitit 2021, nisme qe ka lene shumekend te befasuar.

Me nje shenim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Fuga ben jo pa ironi nje propozim: Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen!

Postim nga Artan Fuga

Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet,

t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të …
vetë spastrohen!

Ndalohet mishi, jo vetëm i derrave!
Ndalohen pijet alkoolike, jo vetëm rakia!
Ndalohet tymosja!
Ndalohet dalja në plazhe!
Ndalohet …

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here