Standard.al

Albin Kurti: Kushtetuesja nuk duhet të pranojë që Thaçi ta shkruajë Kushtetutën

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Rtv Ora thotë se Kushtetuesja duhet ti përmbahet misionit të saj për të interpretuar dhe jo për ta shkruar atë.

Albin Kurti: Dua të besoj që Gjykata Kushtetuese do ti përmbahet misionit të saj për të interpretuar Kushtetutën dhe jo për ta shkruar atë. Tani kemi tendencën e Presidentit të Kosovës ta bëjë amandamentin e Kushtetutës dhe këtë gjë nuk duhet ta pranojë kurrsesi Gjykata Kushtetuese. Nuk është në pyetje thjesht kjo qeveri, është në pyetje çdo qeveri e ardhshme, është në pyetje rendi republikan dhe demokratik, logjika kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk mund të shkruajë Kushtetutën, e respekton dhe e zbaton atë sikurse Kryeministri, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese. Ndonëse Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë Kushtetutën, sërish as ajo nuk mund ta shkruajë atë.

E ndërsa Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se po pengohet në punën e saj përmes presioneve, Kurti thotë se kjo gjykata të vetmin presion e ka nga Presidenti Thaçi.

Sipas Kurtit, Thaçi po i bën kryeministrit të Kosovës më shumë opozitë se vetë opozita.

Albin Kurti: Për mua protestat nuk janë kurrë presion, janë dëshmi e vitalitetit demokratik të një shoqërie. Po ka presion në Gjykatën Kushtetuese sepse Presidenti çdo ditën shan kryeministrin, sulmon dhe shpif për kryeministrin. Gjyqtarët e Kushtetueses e kanë dhënë betimin para Presidentit. Presidenti në bazë të Kushtetutës duhet të përfaësojë vullnetin dhe unitetin e popullit, nuk duhet kurrësesi të dalë jashtë asaj që është e përbashkët te qytetarët dhe interesit të përgjithshëm. Por praktikisht Presidenti është duke më bërë mua më shumë opozitë se vetë opozita. Gjykata Kushtetuese natyrisht që ndodhet nën trysninë e tij. Ne kemi qeveri të re të Republikës së Kosovës por shteti i Kosovës vazhdon të mbetet me elementë të kapjes së shtetit dhe Presidenti natyrisht që ka leva të cilat nuk janë forma dhe publike.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.