Aksident i rëndë/ Po transportonte të sëmurin në spital, ambulanca del nga rruga, vdes pacienti dhe plagoset shoferi

0
133

Një tjeter aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje teksa një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë pikërisht pacienti që ndodhej brenda.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnje

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here