Ngjarje e trishtë/ Emigranti shqiptar në SHBA i shpëton koronavirusit, por gjen vdekjen në mes të rrugës

0
112

Emigranti shqiptar Zudi Daci që jetonte në Amerikë ia doli që të mos ínfektohej me kòronavirus, por humbi jetën trágjikisht në një áksident.

Gjyshi 79-vjecar po ecte me bicikletë kur u gòdit nga një kamion rreth orës 08:20 të mëngjesit të së premtes.

Nipi i tij, Jim Lleshi shpehu ngushëllimet duke thënë: “Ai ishte idhulli im. Ishte në gjendje shumë të mirë. Njeri shumë i mirë dhe kurrë nuk bërtiti askënd.” Pasi kaloi disa javë shqetësime për korònavirusin, zgjodhi që të dilte me bicikletë për të qenë në formë.

Të premten ishte për shëtitje dhe sapo doli në cepin e rrugës, shoferi i kamionit Faustino Rebollar-Garcia, 43 vjeç, e gòditi ndërsa po bënte kthesën. Zudi Daci, një shqiptar ishte veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.

Daci u shpall i vdèkur në Qendrën Mjekësore të Universitetit Richmond, ndërsa Rebollar-Garcia u mor në paraburgim kur pòlicia kuptoi se licenca e tij kishte skaduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here