Standard.al

Trump nxjerr bllof Ramën/ SHBA me 100 mijë të vdekur hap xhamitë, ndërsa Shqipëria me 31 vdekje i mbyll ato

0

Nesër është Fiter Bajrami, nje festë e madhe, ku njerëzit falen në xhami dhe festojnë. Por ka ndodhur diçka e pazakontë, ndërkohë që Tirana zyrtare thotë për tu mburrur se “jemi mirë dhe punuam shkëlqyer” , por nga ana tjetër festën më të bekuar të myslimanëve shqiptarë, kryeministri,  ua prish me një urdhër të tij që nesër do jetë “një e dielë si javën e shkuar”, pra mbyllur brenda.

Një veprim nga nxitimi apo nga mosdija apo nga përversiteti fetar, kjo akoma nuk është e qartë derisa të ketë njoftim të dytë nga kryeministria në shenjë tërheqje nga vendimi i mbylljes për nesër.

Ndërkohë Presidenti amerikan Trump, që ka rreth 100 mijë të vdekur, bën thirrje që kishat, xhamitë dhe sinagogat të hapen në fundjavë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.