Thaçi uron kosovarët për Fitër Bajramin: Shmangni vizitat tradicionale, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar…

0
122

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Fitër Bajramin dhe njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Thaçi thotë se, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar, prandaj gjatë kësaj feste duhet të shmangen vizitat tradicionale.

Sipas tij, duhet disiplinë dhe kujdes i shtuar.

 

“Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore”.

“Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate”.“Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë”, ka shkruar Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here