Standard.al

Rrenat e kryeministrit Edi Rama

0

Si asnjë kryeministër tjetër më parë, Edi Rama është kapur në një javë, çdo ditë, duke mashtruar publikisht. E nisi javën duke mashtruar për Teatrin Kombëtar. Shkeli ligjin kur e shembi dhe gënjeu kur tha se nuk do ngriheshin kulla në zonën ku ndodhej godina. Por të “zotët e punës” pohuan se do ti ndërtojmë kullat se kemi hedhur lekët.  Më kryeministri mashtroi kur mohoi dhunën e segmenteve të Policisë së Shtetit kundër artistëve dhe qytetarëve. Gënjeshtrën e thelloi edhe më tej kur deklaroi se nuk kishte dhunë ndaj gazetarëve edhe pse videot që i shfaqnin në ekran tregonin të kundërtën e asaj që ai deklaronte. Seria e mashtrimeve për Teatrin vijoi dhe më tej, sa sipas atyre që thotë kryeministri, në Tiranë nuk ka pasur kurrë Teatër Kombëtar dhe ndërtesa mbi 80-vjeçare ishte një shpikje e opozitës. Por seria e mashtrimeve nuk mbaron vetëm brenda oborrit të Teatrit Kombëtar. Bizneset janë në prag falimentimi dhe nuk ka paketë tre, por rrena të mëdha. Dje kryeministri gënjeu hapur shqiptarët dhe ndërkombëtarët kur tha se nuk ka pasur asnjë platformë të propozuar nga Presidenti Ilir Meta për krizën politike dhe reformat integruese të vendit. E bëri këtë gjë publikisht disa herë brenda pak orësh dhe dukej sikur kryeministri për herë të parë po dëgjonte për 15 kushtet e BE për integrimin, për bllokimin që i ka bërë reformës zgjedhore, për krizën e institucioneve dhe për kolapsin që ka shkaktuar vetë në gjykatat kryesore të vendit. Autor i gjithë këtij ngërçi është ai dhe fakti që bën sikur nuk mban mend është e vetmja mënyrë për të shpërndarë fajin tek të tjerët. Më 8 prill, Presidenti i Republikës u ka dorëzuar diplomatëve dhe aktorëve kryesorë publik në vend një projekt-platformë ku rendit 14 pika  mbi të cilat palët mund të arrijnë konsensus për integrimin e vendit. Është një dokument propozues, i hapur për mendime, qëndrime dhe diskutime. Në krizën që ndodhet vendi prej vitesh me institucione të degraduara dhe me reforma të bllokuara, kreu i shtetit u ka dhënë palëve një mundësi për të shpëtuar integrimin e vendit dhe shtetin. Është një përpjekje që në klimën e tensioneve, armiqësive dhe pabesive politike, u jepte palëve me praninë e ndërkombëtarëve, një rrugë për të ndalë nga kriza. Këtë mundësi Edi Rama jo thjesht e shpërdoroi, por e përdori si diversion për të ngatërruar ndërkombëtarët dhe për tu hapur rrugën keqkuptimeve dhe fantazive politike. Dokumenti që kryeministri thotë se nuk e ka marrë, por në fakt e ka marrë si gjithë të tjetër, u përdor po nga Rama gjatë pandemisë për tu dhënë zë thashethemeve se me presidenti kërkon pakt. Madje bëri dhe diversione ndaj PD dhe opozitës kur deklaronte se me presidentin po merrej vesh, por jo me kreun e PD, kur në fakt bëhej fjalë për një dokument që e kishin të gjitha palët dhe marrëveshja, nëse do arrihej, kërkonte bashkëpunim të çdo faktori politik dhe nuk lidhej me raportet Presidencë-Kryeministri.

Kryeministri dje tha se nuk e kishte marrë platformën e Presidentit. Por ka dhe një fakt publik që e demaskon sërish mashtrimin e kreut të qeverisë. Në pikën 10 të dokumentit të Presidentit thuhet se “në kuadrin e Këshillit Politik, palët të bien dakord brenda qershorit të emërojnë Kryenegociator për anëtarësimin në BE, një Ekspert të Nivelit të Lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është reciprokisht i pranueshëm”. Më 9 maj, pra gati një muaj pas dorëzimit të platformës, Edi Rama emëroi pikërisht si kryenegociator për integrimin diplomatin e njohur Zef Mazi. Sigurisht Zef Mazi është një diplomat që do kishte gjetur mbështetjen e gjithë faktorit politik në çdo rrethanë për shkak të kontributit të tij në diplomaci. Por ky rast tregon se kryeministri ka zbatuar një pikë të platformës së presidentit, edhe pse nuk është konsultuar më palët dhe thotë se nuk e ka lexuar platformën.

Me një sjellje për politikani që bën sikur nuk kupton, kryeministri Edi Rama tha se nuk e kishte idenë për çfarë nënkuptonte ambasadorja e SHBA, e cila akuzoi për “vrasje të reformës në drejtësi”. Këtë qëndrim të ambasadës Edi Rama dhe zërat afër tij u munduan ta lidhin me platformën e Presidentit. Ambasada e SHBA deklaroi dje për disa media se “e kishte marrë propozimin e presidentit më 8 prill dhe po e shqyrtonte atë”. Pra për ndërkombëtarët, për opozitën dhe gjithë të tjerët platforma e Presidentit nuk është diçka e fshehtë dhe as ka lidhje me pazaret që ka në mendjen Edi Rama për reformën në drejtësi.

Mashtrimi tjetër i kreut të qeverisë lidhet me reformën zgjedhore. Prej muajsh opozita po kërkon përfundimin e saj sa më parë, ndërkohë Edi Rama po prej muajsh po mundohet ta shtyjë sa më gjatë. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar opozita deklaroi se nuk do të merrte pjesë të hënë e kaluar në takimin për reformën zgjedhore. Nuk do merrte pjesë vetëm të hënën dhe nuk e tha as PD dhe as LSI se do bojkotojnë reformën përfundimisht. Janë me dhjetëra deklarata publike që e konfirmojnë këtë qëndrim. Por Edi Rama këtë qëndrim që lidhej si dënim i dhunës për Teatrin Kombëtar e shiti si bojkot total të opozitës. Ishte kjo ajo që realisht donte dhe fatmirësisht opozita nuk ja dha këtë mundësi, pasi dje konfirmoi vijimin e procesit.

Kur pushtetet fillojnë e mashtrojnë kaq hapur dhe përditë janë në ditët e fundit të pushtetit të tyre./kohajone

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.