Standard.al

Rama ndryshe nga Trump, ndalon myslimanët të falen për Bajram!

0

Nga Ed Surrelis

 

Në SHBA numri i vdekjeve ka arritur në rreth 100 mijë por Trump në respekt të së drejtës së besimit ka bërë thirrje për “hapjen e vëndeve fetare, kishave, xhamive dhe sinagogëve..” si “vënde të rëndësishme ku kryhen shërbime të rëndësishme…”. Madje presiddenti I SHBA ka shkuar dhe më larg, duke paralajmëruar se “do ti shkarkojë ato guvernatorë” që duke mos iu bindur kësaj thirrjeje do të pengojnë hapjen e vëndeve të kultit.

Rama mburret se në Shqipëri prej 25 ditësh ka zero të vdekur nga COVID-19 ndonëse e mundon “perversiteti narcistik” për të kontrolluar në mënyrë autoritare jetën e qytetarëve duke u sjellë si “diktatori komik” i aktruar nga Caplini…. Nuk e di as vetë si të justifikojë urdhrin paradoksal për rimbylljen në fundjavë sepse nga njëra i duhet të pranojë dështimin në menaxhimin e krizës sanitare nga rritja e numrit të infektimeve kurse nga ana tjetër kërkon edhe të mburret ndërkombëtarësh me numrin e ulët të vdekjeve?! Dilemën e tij e zgjidh në mënyrë tinzare, duke futur bishtin nën shalë, dhe deklaruar në rrjetet sociale se “ndalohen faljet për Bajram”… Sepse as qëndron më në zyrë dhe as s’ia mban të firmosë urdhër edhe për këtë qëllim se ka frikë se nesër do të mund të ndëshkohet?!

Dhe kjo marrëzi ndodh, ndonëse prej një jave qytetarët lëvizin lirisht, punojnë dhe shkojnë në kafe e restorante dhe ndërkohë që përfaqsuesit e komunitetit mysliman prej një jave kanë programuar aktivitetet fetare me rastin e festimit të Bajramit, duke parashikuar edhe masa të forta mbrojtëse.

Rama rezulton në këtë mënyrë një përsonazh qesharak e komik që s’duhet marrë seriozisht sepse është edhe kundër vetëvetes. Edhe kundër fesë. Edhe kundër myslimanëve. Edhe kundër Trump… e respektimit të të drejtës së besimit!  Prandaj, besimtarët që besojnë në zot mesa duket nuk do të mund ti binden thirrjeve të një të marri frikacak që nuk merr as guximin që të paktën deklarimin e tij ta nxjerrë në formë urdhri për të “mos u lutur para zotit!”..

Rama, siç iu shkatërroi artistëve Teatrin Kombëtar, po tenton t’ju shkatërrojë tinëzisht myslimanëve festën e Bajramit… Siç duket po vjen koha që shqiptarët që prej 30 vjetësh kanë kërkuar me shpirt e me zemër “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”…të thërrasin: O Edi Rama, O Erjon Veliaj, jashtë nga Tirana, jashtë nga Shqipëria!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.