Standard.al

Rama aktori i vetëm, që hodhi poshtë një Teatër e një Flamur, për të fituar një territor…

0

Shembja e Teatrit Kombëtar do te ngelet nje “ditë të trishtë për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë” . U shkel e drejta për trashëgimi kulturore që është një e drejtë  njerëzore, ndërsa fshirja e një pjese të historisë kulturore cenoi indentitetin tonë kulturor kombëtar shqiptar. Mos e harroni këtë datë! Ashtu si shumë ditë të zeza nga ky ferr politik.Të shënojmë në kujtesën tonë kolektive datën 17 maj 2020.

Rama veproi si një hajdut në errësirë, duke planifikuar prishjen në mënyrë të fshehtë në orën 3:00 të mëngjesit, kur Tirana ishte në gjumë. Kryeqyteti u zgjua mes pranisë së rëndë të policisë dhe bllokimit të hyrjes për në qytet. Dhe kjo nuk është hera e parë që ai e përdori epideminë si justifikim për lëvizjet e tij.

Bota një gur dhe e ka të shenjtë, jo më një godinë me histori dhe kulturë brenda. Pse zgjodhi ta prish natën? Pse në pabesi? Pse në kohën e pandemisë? Pse? Keto do te ngelen  pyetje qe sdo gjejne kurre nje pergjigje…! Demokracia Shqiptare ka ngelur në mes të rrugës, e bërë qull, pasi mbi kokën dhe trupin e saj ka kohë që bie rrebesh. Dhuna e disa oligarkëve që duan të ndërtojnë kulla në çdo centimetër katror të qendrës së Tiranës vetëm mund të përshkallëzohet në muajt që vijnë…Liria po lëngon, liria jonë po vdes. Sot nuk flasim dot për teatrin, dje nuk flisnim dot për shëndetësinë, nesër nuk do mund të flasim dot për arsimin. Po më vonë? Çdo bëhet me ne? Kush po drejton fatin tonë?

Kur Notre Dame u dogj qau e gjithë bota. Rama dërgoi edhe lekë madje, po sot ç’po bën?Turp!

Ra një Teatër e një Flamur, për të fituar një territor. Ky kryeminister tejkaloi çdo fantazi thriller, duke kapur rekorde të padëgjuara më parë në historinë politike të vendit, që mund të krahasohen vetëm me regjimet kriminale të disa vendeve afrikane.

Iku Teatri, iku edhe infeksioni në kryeqytet; u sigurua toka e shtrenjtë për kulla luksoze, ‘u fitua’ edhe lufta kundër infeksionit!

STANDARD.AL

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.