Standard.al

‘Prej një viti e gjysmë qeveria ka luajtur mendsh’/ Juristi: Pse nuk duhet ndërhyrë në reformë me këta deputetë…

0

Avokati Jordan Daci foli me skype për Fax News për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri kim për reformën në drejtësi dhe një marrëveshje të mundshme mes aktorëve politik për ta sabotuar atë.

Daci tha se sipas tij, Kim i është drejtuar me mesazhin e saj mazhorancës që ka kapur edhe institucionet e pavarura ndërsa shtoi se ndërhyrja në reformë dhe jo kthimi i saj në shuina nga të cilat e ka nxjerrë mazhoranca, do të bënte hapa mbrapa.

Ai tha se SHBA ka interesa mbi bazë të interesave të shqiptarëve, duke theksuar se ajo kërkon rikthimin e reformës në linjat kushtetuese dhe duke i hequr mazhorancës pushtetin absolut. Ai pohoi se nuk mund të ketë marrëveshje mbi marrëveshjet e bëra ndërsa prej më shumë se një vit e gjysëm sipas tij, mazhoranca ka luajtur mendsh.

“Një nga aktorët e përfshirë në një marrëveshje të mundshme, mazhoranca është faktori numër një sepse kotrollon si deputetët e saj ashtu edhe ata që janë në parlament. Mund të ketë edhe të tjerë që për aq kohë sa nuk e kam të konfirmuar nuk mund të përdor emra. Mendoj se mesazhet e Kim i drejtohen njerëzve që kanë një projekt ide për strukturën e reformës në drejtësi. Mund të ftohen edhe aktorë të tjerë që do të behn pjesë në vijim. Në fund ju drejtohet edhe qytetarëve se SHBA duan drejtësi të pavarur dhe jo e shumicave që kanë ardhur me forma të çuditshme në qeverisje.

Mendoj se është një ftesë e përgjithshme për të qenë më aktiv. Ajo tha një realitet që të gjithë e dimë. Nëse ne do mendonim kthimin mbrapa, problemet do ishin disa herë më të rënda nga sa janë dhe nuk mendoj se do ishte një zgjidhje. Zgjidhja është rikthimi i reformës që mazhoranca e defermoi. Mungesa e dy gjykatave kryesore lënë të kuptohet se ku e ka pasuir fjalën ambasadorja. Dihet se bllokimi i kësaj situate bëhet nga parlamenti aktual dhe shumica që kontrollon jo vetëm parlamentin por edhe institucionet e pavarura. Mendoj se është  një mesazh për mazhorancën, për eksponentët që dfo të emërojë të lidhur me të.

Si opozita si populli sot do donte të kishte një gjykatë funksionale si një mjet për ti thënë stop kësaj mazhorance të dalur mendhs që ka të paktën mbi një vit që ka luajtur mendsh në çdo lloj parametri, përveçse ka devijuar nga normat e ligjit, bën akrobacira në kurriz të njerëzve. Nuk di ta shpjegoj saktë se çfarë ka dashur presidenti të bëj, kam kuptuar se reforma në drejtësi të kthehet në origjinë dhe jo për të bërë marrëveshje mbi marrëveshje. Nuk është problemi si do ta kuptojmë ne shqiptarët qëndrimin e SHBA si të vetmit partner të besueshëm. Për SHBA duhet të jemi të sigurt se kanë interesa në përputhje të plotë me interesat e vendit.

Nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese edhe pse mund të krijojnë zhbllokim total të situatës, opor kur dihet se do të miratohen nga ky palo kuvend, do ishte gjëja m,ë e gabuar. Për aq kohë sa nuk ka ekulibra politik dhe një parlament që udhëhiqet nga vullneti i popullit, jo si tani që nuk di fjalorin shqip, besoj se ata vetë e kuptojnë se çfarë dua të them, ndërhyrjet mund të ishin në reformë në disa ategori së pari duke kryer një mekanizëm zhbllokues, kjo kërkon ndryshime ligjore për çështje procedure. Ka nevojë për shpejtim të vettingut që bëhet vetëm përmes një ‘dajaku’ ndaj trupës gjykuese të cilët e kanë marrë shtruar me sa duket”, tha Daci.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.