Standard.al

Me sukses prova e Gazsjellësit në Shqipëri, Berisha: Pas NATO-s, arritja më e madhe strategjike

0

Ish-Kryeminstri Sali Berisha e ka përshëndetur me fjalën “Historike”, provën e injektimit të gazit nga Azerbajxhani në segmentin e tij në Shqipëri, në kuadrin e Gazsjellësit TAP.

Kjo provë e bërë dje ka qënë e suksesshme dhe Berisha e ka konsideruar projektin në fjalë, firmosur nga qeveria e PD-së, si arritjen e dytë më të madhe strategjike të Shqipërisë pas anëtarësimit të saj në NATO.

“Historike! Gazsjellësi TAP, që sjell gazin nga deti Kaspik në Itali, bëri me sukses të plotë provën e injektimit të gazit azer në segmentin e tij të Shqipërisë, – shkruan Berisha. – U krye nga TAP, prova e suksesshme e injektimit të gazit azer në të tërë trajektoren e tij në territorin e Shqipërisë. Kjo është një arritje historike me rëndësi të madhe strategjike për Shqipërinë, rajonin dhe Europën.

Në maratonen e suksesshme të këtij projekti gjigand, – nënvizon ish-kryeministri, – që në kompleks kap shumën e një investimi prej 40 miliardë euro dhe që u firmos nga qeveria në vitin 2012, Shqipëria dhe qeveria e saj pati pas Azerbajxhanit, rolin më kryesor.

Një mirënjohje të thellë këtë ditë për qeverinë e Azerbajxhanit dhe presidentin Alijev dhe për të gjithë ata që kontribuan dhe bënë të mundur këtë projekt energjitik gjigant, konsorciumit të Gazsjellësit TAP, financuesve, projektuesve, zbatuesve të këtij projekti të një rëndësie gjeostrategjike për Europën, në të cilin Shqipëria fiton një pozicion nevralgjik që kurrë nuk e ka pasur më parë.

Korridori Jugor i Gazit apo TAP përjashtoi garën politike të gazit rus për Europën dhe kjo është historike. Pas anëtarësimit në NATO, Gazsjellësi TAP përbën arritjen më të madhe strategjike të Shqipërisë,” nënvizon Berisha.

1 / 1

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.