Standard.al

Europa Nostra: Përshëndesim angazhimin e Presidentit Meta. Shoqëria civile rol kyç në ndërtimin e vlerave demokratike

0

Organizata Europa Nostra reagon sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb më 17 maj nga maxhoranca qeverisëse pavarësisht kontestimeve të shumta.

Me anë të një postimi në “Twitter” Europa Nostra ka falënderuar Presidentin e Republikës për angazhimin e tij, ndërsa shprehet se trashëgimia kulturore është burim kryesor për të ardhmen evropiane të vendit.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kyç të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike.
Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”, shkruan Europa Nostra.

Europa Nostra

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.