VIDEO/ Avioni bie mbi lagje duke shkaktuar të paktën 100 viktima, por presidenti i një banke nxirret i gjallë nga rrënojat

0
120

Një menaxher banke dhe të paktën një pasagjer tjetër u nxorën të gjallë nga rrënojat e një avioni Airbus A320, që u rrëzua në Pakistan sot, duke vrarë të paktën 100 persona.

Video tregon momentin kur presidenti i një banke, Zafar Masood nxirret i gjallë nga rënojat e avionit të linjës Pakistan International Airlines.

Avioni u rrëzua në një lagje të banuar në Karaçi.

Dëshmitarët thanë se avioni tentoi të ulej tri herë, derisa u rrëzua në tentativën e katërt.

Kapiteni i tha kullës së kontrollit se kishte humbur një nga motorrët dhe kishte lëshuar sinjalin e alarmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here