Standard.al

“Ti ke shembur Teatrin në mendje, por jo në zemrat tona”/ Budina-Ramës: Kujton se duke mbledhur partitë bën lojëra politike, por ne ta sjellim popullin në shtëpi

0

Regjisori Robert Budina ka qenë i ashpër sot ndaj kryeministrin Rama duke e paralajmëruar që mos bëjë lojëra politike me Teatrin pasi do i çojë popullin në shtëpi.

”Zoti rrugaç. Ti ke shembur Teatrin në mendje, por jo në zemrat tona. T’i kujton se duke mbledhur partitë mund të bësh lojërat politike.
Do të ta sjellim popullin në shtëpi. Nuk kemi asnjë interes. kemi hallin e njerëzve. Nuk duam vetëm Teatrin, duam shpirtrin e njerëzve dhe tempullin e demokracisë. Të kanë mësuar të rrëzosh simbolet. Dhe kështu do të të rrëzojmë. Nuk kemi armë, kurse ti fute për të vrarë artistët policë.
I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë. Ke futur kamikazë të armatosur, RENEA kundër artistëve dhe do japësh llogari. Do të t’i sjellim njerëzit para kryeministrisë. Dhe pastaj të gjithë bashkë do vendosim fatin tonë dhe t’i nuk ke asnjë mundësi të bësh fshehurazi paktet. Duhet t’i bëni në dritën e kamerave, hapur. Do e shohim ku e ke forcën tënde. Sepse ju, e kryet krimin dhe ne do ja u zbardhim atë, jo vetëm në Shqipëri, në Europë dhe kudo që të mundemi. Mos e transformoni këtë lëvizje në teatër politike nëpër studio, lërini njerëzit të flasin në shesh. Mos bëni kalkulime politike se ne do jemi si gjithë të tjerët. Do iu marrim votat dhe do i çojmë në drejtim të paditur. Protesta nuk është mërzitje, është institucion. Prandaj jeni rrugëve, merrni të drejtën tuaj dhe përplasjani të gjithë ata që e shtrembërojnë atë. Nuk janë vetëm armët dhe grushti. Ne do e fitojmë betejën. Nuk ke shanse ti të bësh lojë me tempullin e trashëgimisë dhe qytetarisë. ”- tha Budina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.