Standard.al

SARS-CoV-2, KÇK me grepa e karrema

0
Nga Artan Hoxha 

Kryeministri i gjithëpushtetshëm paralajmëroi valën e dyte te COVID-19. E tha te enjten ne fjalimin e vet teatror ne Kuvend. Tha edhe se vala e dyte ‘….do të jetë më e rëndë, po jua them sot, sesa ajo që kaluam, edhe për ne, edhe sikur të përsërisim të njëjtat gjëra….’.

Nuk e fali rastin te vetëmburrej me mrekullinë e vet, suksesin e papare te arritur ne këtë faze. Premtoi se me te njëjtin dinjitet e seriozitet garanton suksesin ne valën e dyte COVID-19. Amen!

Qe ç’kaloi ishte sukses kjo duket nga numri i ulet i rasteve te renda dhe vdekjeve. Për me tepër, e si për çudi, edhe numri i vdekjeve gjithsej, për çdo lloj arsye, për 3 muajt e pare 2020 ishte me i ulet se sa ne 2019.

Gjetja e faktorëve te këtij suksesi është e rëndësishme për tu përballur me sukses me çdo vale tjetër hipotetike te këtij virusi qe, me shume gjasa, siç thonë autoritetet shëndetësore kudo ne bote, do te godasë përsëri ose tani fill pas hapjes ose e me e mundur, ne vjeshte/dimër.

Vala tjetër, ne mungese te ilaçit kurues apo vaksinës si dhe per faktin se ne valën e pare imunitet natyror (nëse ka te këtillë për këtë virus), për shkak te izolimit, ka fituar vetëm një përqindje shume e vogël e popullsisë, do te jete thuajse po aq e forte sa e para e do kërkoje marrjen e masave adekuate te ngjashme me valën e pare.

Shoqëria njerëzore dhe shtetet kane sot e do te kenë para një vale te dyte shume  me shume informacion, dije dhe eksperiencë se ç’kishin para valës se pare. Ndaj, përballimi do te jete me pak sfidues, te paktën me më pak te papritura, me kushtin qe te kete nje reflektim serioz, me këmbë ne toke, për ç’ka u be mire, ç’ka u be keq, ç’ka u be plot, e ç’ka u be kot, ne valën e pare te sëmundjes.

Këtë mënyre reflektimi nuk po e ve re as ne shoqërinë e as ne shtetin/qeverinë tone.

Pas disa ditëve nevleftesuese ne fillim te marsit, shqiptaret u panikuan masivisht e ne ekstrem ne gjysmën e dyte te marsit dhe u vetëmbyllen te terrorizuar. Po aq lehtësisht shume filluan te dyshojne ne vertetesine e semundjes apo rrezikshmerine e saj, apo qe e paskemi kaluar qe ne janar a shkurt e paskemi fituar imunitet, e pra, filluan te neglizojne rregullat ne gjysmen e dyte te prillit ndersa gjate ketyre tre javeve te majit, duke perfituar edhe nga hapja me vendime te njepasnjeshme qeverie, verehet ngado nje shkujdesje thuajse totale per rregullat e distancimit social.

Qeveria ka qene edhe me e luhatur e me ne ekstrem se shoqeria. Deri ne fillim te marsit nuk shenohet ndonje mase me peshe per t’u parapergatitur per semundjen, as ne sistemin shendetesor kurativ as ne ate parandalues. Shkujdesje totale, nenvleftesim preokupues. Vete Kryeministri ne 2 mars ne Kuvend tha se maskat ‘….do mbeten si relike aty, për të kujtuar se një ditë kaloi këtej, …., njëfarë epidemie që quhej koronavirus’.

Fare pak dite me vone, kete ‘njefare epidemie’ e quajti ‘Lufta e Trete Boterore’ me armiq, diversante, dezertore, tradhetare dhe heronj, transmetoi frike e tmerr, trembi dynjane. Gjithsesi, me mire keshtu se ashtu sic e kishte nisur. Falenderoj nga zemra kedo qe ia ngriti mendjen Kryeministrin tone, se me shkujdesjen dhe nenvleftesimin e tij fillestar, marrja e masave dy jave me vone do ishte goxha vone e do kishim patur shume me shume pasoja se c’patem.

E po keshtu, tashme eshte e qarte se, nese do t’i kishim mbyllur kufijte dy jave me heret, e kjo u kerkua me ngulm nga opozita dhe te tjere, kombinuar me karantinim ne hyrje sic edhe u be me vone, do te kishin edhe me pak nevoje per masa drastike mbylljeje te brendeshme, edhe me pak raste infektimi e te renda, edhe me pak vdekje, edhe me pak kosto ekonomike, shoqerore e psikologjike.

Koherenca dhe dobia e masave te tjera te marra nga qeveria duhet analizuar me kujdes dhe objektivitet gjithashtu ne sherbim te pergatitjes per valen e dyte.

Duhet te kuptojme pse nuk pati raste infektimi mes gazetareve dhe gjithe personelit punonjes te medieve, disa mijera, qe nuk reshten se punuari e levizuri gjithandej; po keshtu ne radhet e mijera policeve, ushtarakeve si edhe ne mbi 300 mije punonjesve ne bizneset dhe sherbimet urbane te ndryshme qe vijuan punen dhe levizjen, perfshire fasonerite dhe call center ku ndryshe nga c’pritej rastet ishin te izoluara ne territor e subjekte dhe te menaxhueshme ne numer.

Edhe vete sistemi shendetesor, me risk te larte per transmetim virusi, nuk shenoi shume raste ne raport me afro 20 mije vete te perfshire ne kete sherbim. Fare pak transmetim virusi pati edhe mes pacienteve te ndryshem qe perdoren kete sistem e qe nuk shquhet per pasuri ne mjete, kushte e fonde, perkundrazi.

Cfare rregullash u zbatuan efektivisht e ne te vertete nga gjithe keta njerez? E ketu e kam fjalen jo per ato gjoja rregulla te rrepta te qeverise miratuar me akte normative te njepasnjeshme por ato qe me te vertete u zbatuan nga njerezit ne praktike.

Nga ketu, duhen nxjerre perfundime nese ia vlejti apo jo mbyllja e lloj-lloj dyqaneve e njesive te ndryshme tregetare e sherbimi gjithfarelloj, e deri tek rregullat dhe kufizimet e levizjes me automjet personal apo per kembesoret, duke i marre nje per nje ne analize efektet e ketyre mbylljeve. Duket se ndalimet dhe kufizimet kane vlejtur pak deri aspak ne shumicen e ketyre rasteve.

Nga ana tjeter, duket se nder masat me te vertete efektive kane qene mbyllja e shkollave, e transportit publik dhe e klubeve te nates per shkak te hapsirave te ngushta apo ku per vete natyren e tyre behet e pashmangshme ngjeshja e njerezve dhe rritet ndjeshem mundesia e transmetimit te virusit.

Ne analize duhen marre edhe rregullat e detyrueshme per tu zbatuar nga bizneset e ndryshme pas hapjes. Ne nje pjese te madhe te tyre keto rregulla duken te ekzagjeruara, te padobishme mbi semundjen por nese nuk zbatohen perbejne rrezik ligjor per gjoba e ndeshkime te renda per aktivitetin ekonomik, perfshire presionet per rryshfet nga inspektuesit, aq me shume kur te ardhurat priten te jene te dobeta ndersa shpenzimet te rritura.

Nderkohe, eshte teresisht e padrejte dhe kunderproduktive gjithashtu qe, ndersa bizneseve iu kerkohet te zbatojne disa rregulla te kushtueshme kundrejt ndeshkimit ne rast se nuk i zbatojne, te njejtat rregulla, po aq te aresyeshme per tu zbatuar (apo po aq te pa aresyeshme) as kerkohen, as zbatohen e as kontrollohen nese zbatohen ne administraten shteterore.

Distancen prej 2 meter, apo jo me shume 2 vete per zyre, edhe te duash nuk e zbaton dot ne zyrat e shtetit qendror e vendor sic i kerkohet respektivisht bizneseve dhe studiove televizive; perdorimi i maskave ne mjediset e mbyllura shteterore eshte utopi; dezinfektues ne mjedise nuk gjen kurrkund e me se shumti as uje, as sapun, as leter higjenike; ne jo pak raste as banjo funksionale.

Shteti thote beni si ju them une jo si bej une.

Por, ndersa kerkohet analize objektive, duke degjuar Kryeministrin, bie cdo shprese se do kete te ketille, pra as pergatitje serioze e dinjitoze – per fasade do te kete me siguri – per valen e dyte te infeksionit e, me gjasa, reagimi i nje shteti te tere do jete sipas gjendjes emocionale te Kryeministrit.

Pra, te dale ku te dale.

Njesoj si metoda e testimeve qe dha e vijon te jape nje grafik ditor te rasteve me COVID-19 ne forme sharre me dhembe te c’rregullt, forme qe shpjegohet vetem me rezultatin kapricioz qe vjen nga numri ekstremisht i vogel i testimeve. Ashtu si rezultati i peshkimit me grepa e karrema: nje dite ze ca kokrra, nje dite ca me shume, nje dite ca me pak, nje dite hic fare.

Kap c’te kapesh pra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.